×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-ambasadori Bosch: Gjykata Speciale ishte dhuratë për Serbinë, Kosova gaboi në qasje ndaj Raportit të Marty-it

    Insajderi
    04 April 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova gaboi me qasjen ndaj Raportit të Dick Marty-it, Gjykata Speciale ishte dhuratë për Serbinë. Kështu vlerëson ish-ambasadori holandez në Prishtinë, Robert Bosch, duke folur për zhvillimet e fundit në vend në dritën e nisjes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Mendoj se qeveria e Kosovës bëri gabim sepse duhet të kishte thënë se ky është raport i tmerrshëm dhe se nuk është i vërtetë, ne duhet vetë ta hetojmë. UNMIK tashmë kishte hetuar dhe kishte thënë që nuk ka pasur asgjë aty”, u shpreh Bosch në një intervistë për kanalin 10, përcjell Insjaderi.

    “Ajo çfarë rezultoi ishte se trafikimi i organeve nuk ishte i vërtetë që edhe ishte arsyeja e krijimit të kësaj gjykate”, tha ish-ambasadori derisa vlerësoi se nuk ka qenë e nevojshme një gjykatë e këtillë ndërkombëtar.

    “Atëherë është dashur të thuhet që kjo nuk është e vërtetë, ndoshta ka krime të tjera, por nuk nevojitet një gjykatë ndërkombëtare sepse këto gjëra ndodhin në një situatë të një lufte guerile kundër një shteti të vërtetë”, shto ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark