×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britani, kërkon nga prishtinasit ta votojnë Përparim Ramën për kryetar!

    Insajderi
    25 October 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, i ka dhënë mbështetje të fortë, Përparim Ramës, kandidatit të Lidhjes Demokratike për kryetar të Prishtinës. Në një shkrim të ish-ambasadorit Berisha, të titulluar “Pse do ta votoja ingj. Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës?”, shpalos historinë dhe të bëmat e familjes së Përparim Ramës.

    Shkrimi i Berishës, nis me faktin se si Përparim Rama, gëzonte një standard të mirë jetese në Londër, si pasojë e punës së tij dhe familjes Rama. Kjo gjë, siç thotë Berisha, të lë ta kuptosh vullnetin e jashtëzakonshëm të Përparim Ramës, për ta ndihmuar Prishtinën dhe vendin ku ka lindur. Mal Berisha, flet edhe për kontributin shumëvjeçar të familjes Rama, për çështje të ndryshme të kombit dhe shtetit tonë. Tregon si e mundësoi familja Rama, vendosjen e bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në Londër. Ish-ambasadori Berisha, rrëfen gjithashtu, shumë momente të kaluara me familjen e Përparim Ramës, në organizime për ndihmë ndaj Kosovës dhe Prishtinës. Berisha thotë se po të ishte banor i kryeqytetit kosovar, pa asnjë dyshim, vota e tij do të shkonte për arkitektin me famë botërore, kandidatin për ta drejtuar Prishtinën, Përparim Rama. Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të ish-ambasadorit shqiptar në Britani të Madhe, Mal Berisha:

    PSE DO TA VOTOJA INGJ. PËRPARIM RAMËN PËR KRYETAR KOMUNE TË PRISHITNËS?

    Inxhinjeri shqiptaro – britanik nga Prishitna, z Përparim Rama, po konkuron për kryetar të Komunës së Prishtinës, nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fakt, po mos ta njihja atë djalë dhe familjen e tij nga afër dhe po të dija komoditetin dhe rehatinë që ai ka në mes të Londrës, do të habitesha se çfarë e shtyn atë që Arra Serafinën, Tigër Rrokun dhe Bron Nduë Ramën t’i kthente në Kosovë!? Një kthim në një kohë kur gjithkush prej Ballkanit kërkon të shkojë në Angli(?!) Aq me tepër kur i di mirë të ardhurat dhe suksesin e tij në fushën e vet, prapë do të thoja se përse, çfarë i duhet t’i hyjë një telashje të tillë e cila ia prish gjumin? Megjithatë, duke e njohur mirë atë dhe duke ditur se çfarë motivesh e shtyjnë që të kthehet në Prishtinë dhe të japë tërë përvojën dhe arritjet e veta, në të mirë të popullit të vet, atherë them: Lum Prishtina për kë do të votojë kësaj here për Kryetar Komune! Në 4 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Londër Në mbrëmjen e datës 16 shkurt 2012 mbrrita në Londër për të filluar punën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar në Oborrin e Shën Xhejmsit. Ajo datë ishte e zgjedhur prej meje në mënyrë që 17 Shkurtin, ditën e përvjetorit të katërt të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ta festoja bashkë me vëllezërit dhe motrat diplomatë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe.

    Po filloja punë pasi kisha kaluar një jetë të tërë me brengën, shqetësimet, sakrificat dhe më në fund gëzimet që më kishte sjellë zgjidhja e çështjes së Kosovës. Dita e mbërritjes në Londër nuk mund të ishte më e zgjedhur sesa ajo:

    “4-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë.” Bashkë më zonjën time, e kishim festuar ditën e shpalljes së saj në Prishtinë dhe tani do të festoja me kolegët kosovarë në Londër. Arritëm vonë në mbrëmje. Të nesërmen më 17 shkurt 2012, në orën 12, morëm pjesë në pritjen e organizuar në Hotel “Corinthia”, në ëhitehall. Ky hotel ishte zgjedhur me qëllim, pasi pikërisht aty mendohet se u mblodh Konferenca e Ambasadorëve, e cila vendosi njohjen e Shtetit të Pavarur Shqiptar, por me koston e lënies përtej kufijve të tij të territoreve të tëra, midis tyre edhe ato të Kosovës. Dhe ja tani pas 100 vjetësh, ajo pjesë e lënë jashtë kufirit politik të shtetit të shqiptarëve, do të festonte përvjetorin e vet. Edhe pse aq i padrejtë sa ishte ai vendim, prapëseprapë realiteti i ri ishte ky: Kosova e Pavarur. Vajtëm te Hoteli “Corinthia”. Ambasador i Kosovës ishte Prof. Muhamet Hamiti dhe zëvendës i tij, studiuesi i mirënjohur dhe drejtor e themelues i Institutit të Studimeve Shqiptare në Londër, z. Bejtullah Destani. Midis shumë miqve të shqiptarëve në atë pritje gjendej pothuajse e tërë anëtarësia e Shoqatës Anglo – Shqiptare e themeluar nga Aubrey Herbert dhe Edith Durham. Ishte edhe Prof Noel Malcolm.

    Vajtëm bashkë me kolegët e Ambasadës tonë në atë pritje aq të bukur dhe kuptimplotë. Takuam tërë antarët e stafit të ambasadës dhe aktivistë të hershëm dhe të vonë të çështjes së Kosovës në Britaninë e Madhe. Takimi dhe njohja me ingj. Përparim Rama Midis atyre djemve e vajzave simpatikë të bashkësisë shqiptare të Londrës, takuam edhe ingj. Përparim Ramën me të shoqen, Kristalen. Ai ishte një djalë simpatik, me flokë të gjata. Ngjante shumë me një artist të Hollivoodit. Ishte i qeshur dhe i dashur. Nuk u deshën më shumë se dy minuta që me Përparimin dhe me Kristalen të bëheshim sikur njiheshim prej vitesh. Rr

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark