×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-ambasadori Peci: Motra dhe vëllezër jemi duke gabuar. Duhet të respektohet vendimi për tokat e Manastirit

    Insajderi
    21 May 2022 - 11:03

    Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, e ka kthyer edhe një herë në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manstirit.

    “Mos-zbatimi i vendimit te Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e parcelave të tokës Manastirit të Deçanit, është një gabim i madh, i cili do t’i hakmerret vendit tonë, si në procesin e dialogut, ashtu edhe në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Peci, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Kisha Ortodokse Serbe e ka njohur autoritetin e institucioneve gjyqësore të Kosovës, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ndërsa organet ekzekutive të vendit tonë, nuk e zbatojnë vendimin e saj, por i trajtojnë vendimet e gjyqësorit në mënyrë selektive.

    Peci thotë se me këtë qasje shteti është duke e kurthuruar veten, “duke dëshmuar se Qeveria, dhe jo vetëm e tanishmja, por të gjitha qeveritë qe me se gjashtë vite me rradhë, nuk e kanë sensin elementar të shtetit ligjor”.

    “Kështu, motra dhe vëllezër, ne po i japim te drejtën e vetos Serbisë, me vetëdije apo pa vetëdije për të përcaktuar integrimin tonë ne bashkësinë ndërkombëtare përmes dialogut në Bruksel, dhe jemi duke ia mbyllur derën aleateve te na përkrahin në përpjekjet tona për të konsoliduar subjektivitetin tonë ndërkombëtar”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark