×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banorët e BBV: Supriza për Oltën nuk ishte nga bashkëshorti i saj, produksioni gënjeu

    Insajderi
    22 March 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, profili i Luiz Ejllit në Instagram kaloni në menaxhimin e motrës së tij, Inës. Ku, sipas saj, e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve të shumta kibernetike në drejtim të llogarisë.

    Ndjekësit e Luizit pësuan rënie, ndërsa vijuan teoritë në lidhje me këtë lëvizje.

    Luiz Ejlli-Instagram

    Dy ish- banorët e Big Brother, Anaid Kaloti dhe Jetmir Salaj, deklaruan se imazhi i Luizit është nën menaxhimin e “TCH”, ndërsa u përmend edhe një kontratë “e përjetshme” e tij me këtë televizion.

    Kjo gjë u hodh poshtë nga shokët e Luziti, Mario dhe Joni, së bashku me Meridian Ramçajn.

    Mario Deda- shoku i Luiz Ejllit

    Këta të fundit, së bashku me finalistin,  Arbër Zeka, u shprehën se Anaid Kaloti menaxhon rrjetet sociale të Olta Gixharit, madje ka qenë ai i cili ka shkruar letrën me të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë. Letra supozohej se ishte nga bashkëshorti i saj.

    Anaid Koloti- ish banor Big Brother Albania

    “Le të dali Anaidi tani publikisht të thojë kush e ka shkruajtur letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi. A është Anaidi personi që e ka shkruar letrën? Le të dalë publikisht ta thotë që “PO” unë jam personi që kam shkruajtur letrën”, ka thënë Meridiani.

    https://www.youtube.com/watch?v=QE0-TfjZMbE

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark