×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banori i “BBVA” ndahet nga bashkëshortja pas 8 vitesh martesë?

    Insajderi
    22 May 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ai u bë i famshëm pas pjesëmarrjes në reality show “Big Brother Albania 5”, megjithatë karrierën e vazhdoi si prezantues. Bëhet fjalë për Meti Alshiqin, i cili për shumë kohë qëndroi larg televizionit e kamerave.

    Kjo pasi ai iu përkushtua jetës private, përkatësisht gruas dhe fëmijëve me zhvendosjen e familjes në Suedi.

    Megjithatë, së fundmi duket se është rikthyer në Kosovë dhe siç raporton “Prive”, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Blerta.

    Meti mesa duket i ka dhënë fund martesës disa vjeçare, teksa këtë gjë e “konfirmon” edhe Instagrami i tij, nga ku janë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta me ish-gruan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark