×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banorja e BBV në lidhje me Noizyn?

    Insajderi
    30 October 2022 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndoshta nuk e keni ditur, por dikur ishin miq shumë të mirë. Vite më parë Sheila dhe Noizy sollën bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Boll më me pytje”.

    Dy këngëtarët asokohe nuk ngurronin ta tregonin në rrjetet sociale dashurinë e madhe që kishin për njëri tjetrin. Mirëpo më vonë u pa se dyahja nuk shfaqeshin mënën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe menjëherë u aludua për një krisje mes miqëisë së tyre.

    Disa kohë më parë Sheila realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit ku e pyetën këngëtaren në lidhje me raportin që ajo ruan me Noziyn dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

    “Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja u përgjgj: “Më shumë se miq”.

    Këngëtarja do të jetë pjesë e festivalit ‘Kënga Magjike’ dhe Noizy e ka uruar publikisht këngëtaren duke postuar e në InstaStory ku shkruan: “Të uroj fitore Shei”.

    Kujtojmë se kur ishte pjesë e “Big Brother”, këngëtarja pranoi të fliste për historinë e dashurisë që mori fund vite më parë.

    Gjatë një bisede me Monikën, Sheila është shprehur ndër të tjera se një prej arsyeve të ndarjes nga ish–i dashuri ka qenë ndjekja e karrierës. Pra, ish-i dashuri është ndjerë xheloz për arsye se Sheila ka zgjedhur të mos braktisë rrugën e muzikës.

    “Një nga gjërat që ka sjellë ndarjen ka qenë edhe ndjekja e karrierës sime”, është shprehur Sheila. Këngëtarja nuk ka përmendur emrin e ish-të dashurit, por menjëherë u aludua se bëhet fjalë për reperin Noizy.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark