Marc Anthony është fejuar për herë të katërt.
Këngëtari do të martohet me konkurenten e “Miss Universe”, Nadia Ferreira, 23 vjeçe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai, shkruan DailyMail.
Këngëtari 53-vjeçar – i cili ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Lopez – dhe bukuroshja këmbëgjatë u panë duke shkuar në festën e fejesës së tyre në Sexy Fish Miami në Florida të enjten.
Nadia e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit të saj të enjten pasdite me një fotografi të unazës së saj të bukur prej diamanti, e cila ka një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël në anët tjera.
Në mbishkrimin e shkruar në fotografi shkruhej: “Festa e fejesës”.
Në festë, Marc mund të shihej i veshur me një këmishë të bardhë, me një xhaketë sportive blu të errët. Nusja e tij e ardhshme kishte veshur një mini fustan ngjyrë pastel me flokët e tërhequr pas.
Ferreira u kurorëzua me titullin “Miss Paraguai” vitin e kaluar dhe përfundoi në vendin e parë në konkursin e “Miss Universe”, pas Harnaaz Sandhu të Indisë.
Ndonëse nuk dihet saktësisht se sa kohë dy zogjtë e dashuruar janë takuar me njëri-tjetrin, ata kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre në muajin mars.
Anthony ka pasur shumë lidhje romantike.
Ish-e dashura e tij nga fillimi i viteve 1990 është Debbie Rosado me të cilën ai ka vajzën Ariana Anthony, 28 vjeçe. Gjithashtu besohej se ai dhe Debbie kishin birësuar edhe djalin Chase.
Lajmi i fejesës së Anthonyn erdhi vetëm disa javë pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck njoftuan se janë fejuar.
Lopez dhe Affleck u kthyen tek njëri-tjetri pasi u fejuan fillimisht nga viti 2002 deri në vitin 2004.
Aktorja dhe këngëtarja ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare një video të saj duke qarë dhe duke pranuar unazën e saj të fejesës të premten, më 8 prill.
Jennifer tregoi shkëlqimin mahnitës në klipin 13 sekondësh – pa asnjë shenjë të Benit, 49 vjeçar.
Lopez ka qenë e pafat edhe në dashuri me tri divorce dhe dy fejesa të prishura.
Sapo Ndodhi: