×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës paralajmëron shkelje të masave antiCovid

    Insajderi
    22 February 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë pandemisë të gjithë artistët stopuan punën e tyre me urdhër të qeverisë për të parandaluar grumbullimin e personave. Të shumtë kanë qenë ata këngëtarë që kanë ngritur zërin fort pasi puna e tyre ka rënë në zero.

    Së fundmi këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri në një postim në Instagram ka paralajmëruar se nga java tjetër do të fillojnë mbrëmjet muzikore dhe kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi.

    “Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës.Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë”- shkruan ai.

    Gjithashtu ai shton se pa punë nuk mund të vazhdohet.

    “Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark