×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-deputeti i PDK-së krahason flamurin e Kosovës me stemat e komunave

    Insajderi
    21 November 2016 - 17:43

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka krahasuar flamurin e Kosovës me stemat e komunave, kur ka bërë krahasimin e flamurit të shtetit të Kosovës në raport me atë të Shqipërisë, apo siç njihet flamuri kombëtar.

    Remi, ish komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit i ka bërë komente teksa ka folur për bashkimin kombëtar, në një emisione nate në televizionin publik.

    Për Remin, flamuri i shtetit të Kosovës nuk është problem për bashkimin kombëtar, pasi ai mund të mbes i tillë, pra shtetëror,  edhe nëse ndodhë që shqiptarët të bashkohen në një shtet të vetëm me një flamur të vetëm.

    remua

    “Flamuri nuk na nxjerrë telashe.  Secila komunë ka flamur, ka Shkupi, Presheva e Gjilani. Të gjithë kanë flamuj”, ka thënë Remi në emisionin “Natën me Fatmir me Spahiun”

    Por në fakt, asnjë komunë nuk ka flamur. Komunat e Kosovës kanë stema të cilat në raste,  kur ato vendosen brenda institucioneve.

    Përkundër kësaj, Remi ka shkuar edhe më larg, raporton Insajderi.

    “Edhe Graçanica e ka flamurin e vet edhe nuk na prish punë hiq”, ka thënë ai./Insajderi.com

    https://www.youtube.com/watch?v=B3myq76-9JA&feature=youtu.be&t=49m16s

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark