×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-drejtori i dy mediumeve kosovare aderon në PDK

    Insajderi
    16 January 2021 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shpend Dobranja, ish-drejtori i dy mediumeve kosovare, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

    Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj që njëherëshit është edhe ushtresë detyre i PDK-së, raporton Gazeta Insajderi.

    Hoxhaj në këtë postim ka shkruar se aderimi i Dobranjës është vlerë e shtuar e projektit të tyre për rimëkëmbjen e shtetit.

    “Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK. Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive mediatike, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shteti”, ka shkruar Hoxhaj.

    Tutje Hoxhaj ka shkruar se “Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe politike!”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark