×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-drejtori i Haskukës i dënuar për punësime pa konkurs pjesë e listës së ngushtë për inspektor

    Insajderi
    18 February 2023 - 13:13

    Ish-drejtori i arsimit në kohën e qeverisjes së Mytaher Haskukës, Skender Susuri i dënuar rreth tre vite më parë nga Gjykata e Prizrenit për dallavere në konkurs është përzgjedhur në listën e ngushtë për inspektor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në listën e publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në janar të këtij viti, e quajtur si ‘lista e ngushtë’ për pozitën ‘specialit i shkencave shoqërore‘ ose ndryshe ‘inspektor‘ i arsimit në rajonin e Prizrenit, figuron edhe emri i ish-drejtorit Susuri.

    Kujtojmë se, Skender Susurin e larguan nga detyra e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit në vitin 2019 me kërkesë të partisë të cilës i përkiste, Nisma SocialDemokrate. Parti kjo e cila ishte partner koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Susuri ishte dënuar nga Gjykata e Prizrenit me gjobë në shumën 300 euro për veprën penale ‘cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë‘. I njëjti e kishte pranuar veprën penale për të cilën akuzohej.

    Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se Skender Susuri më 19 prill 2019 kishte nënshkruar kontratën e punës për një mësimdhënëse, duke i mundësuar asaj që të punojë në shkollën e një fshati të Prizrenit.

    Më tej, aktakuza thotë se Susuri në cilësi të drejtorit të Arsimit ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës, pasi që në përputhje me këtë ligj ai është dashur të shpallte konkurs publik, me ç’rast ka dëmtuar personat e tjerë që kanë qenë të interesuar për atë vend pune./Insajderi.org/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark