×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-drejtori i Policisë aderon në PDK

    Insajderi
    14 January 2021 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj është shprehur se ardhja e Qalajt është dëshmia e radhës se Partia Demokratike ka hapur dyert e saj për kuadro të reja profesionistësh dhe për të gjitha ata që duan të kontribuojnë në Rimëkëmbjen e Kosovës.

    “Së bashku me zotin Qalaj do ta kemi programin më të avancuar për Rimëkëmbjen e sektorit të sigurisë, i cili është goditur nga dy qeveritë e fundit. Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje të sektorit të sigurisë dhe jo për qeveri që i lënë me ushtrues detyre edhe Policinë edhe AKI-në, në një kohë kur vendi ishte i kërcënuar jashtë dhe brenda.”, ka thënë Hoxhaj. 

    Hoxhaj ka thënë se Rashit Qalaj, me përvojën e tij të madhe në fushën e sigurisë, do të jetë motori i Rimëkëmbjes që PDK do ta sjellë në sektorin e sigurisë.

    “Zoti Qalaj nuk e ka thjesht vetëm përvojën 20-vjeçare menaxheriale në Policinë e Kosovës, por ka edhe përgatitijen e lartë profesionale në fushën e sigurisë përmes aftësimit dhe ngritjes profesionale që e ka pasur në Gjermani, Austri, Britani të Madhe dhe ka udhëhequr institucionin më kredibil që ka Kosova. Rimëkëmbja e sektorit të sigurisë nënkupton që këtë sektor do ta ndërtojmë sipas kritereve më progresive që ekzistojnë në shtetet anëtare të NATO-s.Rashit Qalaj ka qenë edhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra natyrisht që do të jetë pjesë e Rimëkëmbjes kombëtare për të cilën angazhohemi si qeveri e ardhshme e Kosovës.”, ka thënë ai.

    Hoxhaj ka theksuar se Qalaj është sinonimi i mijëra shërbyesve të sektorit publik të cilët kërcënohen të largohen nga puna për shkak të hakmarrjeve politike të politikanëve autoritarë, prandaj, sot ai po bëhet pjesë e vizionit të Rimëkëmbjes kombëtare.

    “Rashit Qalaj me shokë që dikur e rimëkëmbën atdheun me luftën e tyre çlirimtare, sot do ta rimëkëmbin atdheun nga kriza ekonomike që ka ardhur pas 6 tetorit 2019. Unë si kryeministër, Rashit Qalaj dhe tërë ekipi i Rimëkëmbjes do ta rimëkëmbim Kosovën dhe sërish do ta kthejmë epokën e artë të Kosovës kur rriteshin pagat, kur shtroheshin rrugë, kur ndërtoheshin shkolla të reja, kur nuk kishte reduktime të energjisë elektrike dhe kur kishim marrëdhënie të shkëlqyeshme me aleatët amerikanë dhe evropianë. Cdo ditë e më tepër po rritet besimi për PDK-në. Së bashku do ta rimëkëmbim Kosovën dhe do t’ia kthejmë dinjitetin qytetarëve të Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj.

    Ndërkaq, Rashit Qalaj duke e falënderuar Hoxhajn për pritjen ka thënë se është i nderuar që nga sot do të jetë anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes për Kosovën, ku ka shumë miq, shokë e bashkëluftëtarë që kanë ndikuar në etapa të ndryshme të zhvillimit të vendit.

    Sipas tij, vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat nga degradimi në institucionet e sigurisë, si pasojë e politikës dhe kjo është arsyeja që ka vendosur të kyçet vetë në politikë.

    “Duke parë që nga brenda nuk mund të ndikoj që ky degradim të ndërprehet, meqenëse ky degradim po vie nga politika vendosa që vet të kyqem në politikë që të jap kontributin tim për aq sa kam hapësirë dhe më lejohet  që t’i forcojmë këto institucione të sigurisë që të jenë sa më të pavarura sa më të zhvilluara. Besoj që bashkërisht do t’ia dalim”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark