×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti i Ferizajt shënon supergol në Danimarkë [video]

    Insajderi
    26 November 2017 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-futbollisti i Ferizajt Ylber Ramadani po vazhdon të dhurojë performanca të shkëlqyera në ligën e dytë të Danimarkës.

    Ekipi i tij i Vejles, ka shkatërruar me shifrat 4-1 kundërshtarët e Vendsysel, dhe me këto tri pikë, tashmë vazhdon të mbetet në kryesimin e kampionatit, me 38 pikë, dhe pretendon të ngjitet në Superligën daneze.

    Ramadani, i cili ndeshjen e fundit u grumbullua edhe nga Panuçi për miqësoren me Shqipërinë, shënoi golin e parë për ekipin e tij, pasi gjendeshin në disavantazh.

    Shqiptari shënoi një gol mjaft të bukur, nga jashtë zonës, me topin që kaloi përmes shumë lojtarëve, dhe përshëndeti fundin e rrjetës. Ky ishte goli i parë për 21-vjeçarin me fanellën e Vejles në Danimarkë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark