Ish-futbollisti të Manchester United, Luke Chadwick, i kishte ndodhur një gjë mjaft e çuditshme.
Ai ishte vonuar duke shikuar në televizor reality show-n e famshëm “Big Brother”.
Por, për t’u “nxjerrë” nga faji Chadwick u detyrua të shpikte një rrenë.
Me këtë rast ai kishte rrezikuar shumë, ani pse shumë futbollistë ishin dënuar edhe me heqje të pagës, madje disave si puna e Pierre Emerick Aubameyang. ” i ishte treguar dera” për shkak të vonesën në stërvitje.
Ish-futbollisti i “Djajve të Kuq” e tregoi historinë e tij live në një emision.
41 vjeçari tha se i është dashur të thoshte se zonja e tij kishte pësuar aksident duke e lënduar kyçin e dorës dhe se duhej ta dërgonte në spital atë.
“Kisha një rast kur isha duke e shikuar “Big Brother”. Qëndrova gjithë natën zgjuar duke qenë i përfshirë në bisedat e tyre. Dhe më kishte zënë gjumi. Kur erdhi nga aeroporti zonjusha ime, u zgjova dhe e pashë se do të vonohesha për në stërvitje”- tha ai.
“Kishte veç edhe 10 minuta para se të niste stërvitja. U deshtë të mendja diçka për të shpëtuar. I thashë mamasë që të telefononte në “Carrington” dhe t’iu thoshte që zonja ime kishte lënduar kyçin e dorës dhe se duhet të shkoja me të në spital”.
“Kisha frikë se do të mund të përballesha me trajnerin Alex Ferguson i cili tërbohej nga këto raste”.
“Por, për fat të mirë shpëtova”.