Klubi nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim Lum ka arritur një tjetër goditje këtë merkato, ku pas Besart Ibraimit ka arritur të transferojë edhe Enis Gavazajn.
Sulmuesi u largua nga Dinamo në merkaton e janarit dhe që nga ajo kohë qëndronte pa skuadër.
27-vjeçari që ka shkëlqyer më parë me Skënderbeun dhe gjithashtu ka luajtur në radhët e Kukësit dhe Prishtinës, do të jetë një vlerë e shtuar për Struga Trim Lum, e cila këtë sezon ka si objektiv një vend në Kupat e Evropës.