×
Show

Ish i dashuri i Ritës e përkrah Rihannen  

Insajderi
11 February 2016 - 11:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gazeta zvicerane “20 minute online”, kishte publikuar një artikull më të hyrë Rita Ora fuqishëm në skenën ndërkombëtare me titullin “ Kujdes Rihanna, Rita po vjen!”, duke bërë krahasime në mes të Rihannes dhe Ritës.

Pas publikim të këngës të saj të parë How right now,Rita arriti në maje të top listave amerikane, ku gjithë jeta e saj u kthye në qendër të vëmendjes.

Pas shume interesimeve për karrierën, jetën, familjen madje edhe “lidhjet” e saj, me artikuj të ndryshëm pushtoi  gjithë ballinat e revistave botërore.

Rob Kardashian, ishte  emri i cili u përfol shume për një lidhje dashurie në mes tij dhe këngëtares me prejardhje shqiptare Rita Ora, ku për një gazetë amerikane ai dha lajmin rreth ndarjes me këngëtaren duke thënë se e kishte tradhtuar me 20 meshkuj gjatë periudhës qe kishte qenë me të.

Por një gjë të tillë shqiptarja e kishte mohuar, duke thënë se “kurrë nuk kamë menduar se ishte lidhje”.

Vëllai  i vogël i familjes Kardashian , në llogarinë e tij në Instagram ka përkrahur këngëtaren Rihanna, duke publikuar një fotografi të albumit te saj të ri “Anti”.

Rita, ishte ajo e cila e solli bashkëpunimin me ish të dashurin e Rihannes, Chris Brown.

Në media ndërkombëtare Rihanna u cilësua si një “mollë sherri” në mes të Ritës dhe ish producentit të saj J Zay, ku Rita kishte paditur kompaninë “Roc Nation” për ngadalësimin e karrierës së saj.

Kjo u dëshmua pasi në partin pas Met Gala 2015, RiRi nuk e kishte lejuar Ritën të ishte e pranishme.

Rihana

 

 

 

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark