×
  • Sport
  • Sport

    Norvegjezët vajtojnë humbjen e Celinës

    Insajderi
    10 February 2016 - 19:15

    Deklarata e babait të Bersant Celinës, një javë më parë ka ngritur reagime në kampin norvegjez të futbollit.

    Babai i futbollistit të Manchester Cityt, Edvari, kishte deklaruar një javë më parë se përfundimisht djali I tij nuk do të luajë me Norvegjinë, vendin ku Celina i lindur në Prizren është rritur.

    Menaxheri për komunikim në Federatën e Futbollit të Norvegjisë, Yngve Powys ndihet i frustruar me vendimin e Celinës.

    “Ajo çfarë mund të themi ne është ajo që kemi përjetuar si negociator rreth kohës së të luajturit, prandaj ne nuk kemi mundur të ndikojmë më shumë. Nuk ka dyshim se Federata dhe drejtuesit e Kombëtares kanë dëshiruar që Celina të luajë për Norvegjinë. Por, dëshira dhe pa kushtëzimi kanë qenë duke respektuar kohën”, tha Powys për VG, raporton Insajderi.

    celinabrenda

    “Bersanti ishte i gatshëm për të luajtur dhe për të dhënë kontributin e tij për Norvegjinë dhe ekipin kombëtar. Ai nuk mund të ulë qëndrimet e tij për vetëm tre minuta lojë”, shtoi ai.

    Bersanti ishte paraqitur disa herë për grupmoshat norvegjeze U-17 dhe U-19 dhe një paraqitje me U-21 ku luajti përkrah yllit të Real Madridit, Martin Odegaard. Tani ai është pjesë e përfaqësueses kosovare me të cilën ka shënuar edhe një gol.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    26 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark