Ish mesfushori i Arsenalit dhe Zenit Saint Petersburg pritet të nënshkruajë me rivalin më të madh të Shkëndijës së Tetovës, klubin nga Shkupi, Vardarin, shkruan ‘Goal.com’.
Së fundmi, 33 vjeçari ishte pjesë e skuadrës ruse, Kuban Krasnodar, por u nda me këtë klub si shkak i kushteve të rënda financiare.
Transferimin e Arshavinit te Vardari pritet ta realizoj biznesmeni rus, Sergei Samsonenko, i cili është edhe presidenti i klubit.
Ai në karrierën e tij ka luajtur për skuadra si Arsenali, Zeniti dhe Kuban Krasnodari. Madje, Arshavin ka 75 paraqitje për Rusinë, me të cilën ka shënuar edhe 17 gola.