×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-këshilltari i Thaçit konfirmon: Po, faqja e ish-presidentit është hakuar

    Insajderi
    02 April 2023 - 11:35

    Ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, i është hackuar faqja zyrtare në Facebook

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin ish-këshilltari për media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

    Behramaj tha se rastin tashmë e kanë adresuar në Policinë e Kosovës.

    Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës”, ka konfirmuar ish-këshilltari për media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

    Faqes i është ndryshuar emri nga ‘Hashim Thaçi’ në ‘Hashim’. Po ashtu, është ndryshuar edhe fotografia e profilit.

    Ende nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë sulmi kibernetik apo kush e ka kryer një veprim të tillë.

    Kjo ndodh pikërisht sot kur në Prishtinë do të ketë “Marsh për Drejtësi” në përkrahje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark