×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-këshilltari i Trampit: Nuk ekziston mundësia e arritjes së marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës

    Insajderi
    02 November 2022 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-këshilltari i Donald Trump për siguri kombëtare, John Bolton ka thënë se mundësia e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tani nuk ekziston.

    Në një intervistë për të përditshmen “Politika”, Bolton ka theksuar se para tre ose katër viteve ka ekzistuar mundësia për marrëveshje në mes dy palëve por një opsion i tillë tani është i pamundur, transmeton Insajderi.

    “Nëse Serbia dhe Kosova mund të arrijnë një marrëveshje, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë e brendshme dhe ta arsyetojnë atë, mendoj se në atë rast faktorët e jashtëm nuk duhet të ndërhyjnë sepse mund të ketë pasoja diku tjetër”, ka thënë Bolton.

    Bolton ka potencuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhje pasi pushtimi rus ndaj Ukrainës e tregon më së miri se çfarë mund të ndodhë në kontinentin evropian nëse nuk zgjidhen çështjet nga e kaluara.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark