19:55 - 22 Tetor 2022

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar Bashkimin Europian për çështjen e dialogut.

“Deklarata e Lajçakut se Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë vetë epilogun e dialogut nënkupton se BE nuk ka ide se çka kërkon nga procesi, nuk ka ide se çka është normalizimi, dhe nuk ka ide se kur duhet të përfundojë procesi”, ka shkuar Haradinaj.

Lexo edhe:

Tutje Haradinaj-Stublla ka kritikuar BE-në për qasje të ngjashme edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

“Qasje e ngjashme me procesin e liberalizimit të vizave: kushte pafund, koncesione pafund, rezultat askund”, ka shkruar ajo.