11:08 - 15 Shkurt 2016

Ehud Olmert, ka filluar dënimin e tij me burg prej 19 muajve, duke u bërë kështu ish-kryeministri i parë i Izraelit që vuan dënim me burg.

Omlert ishte dënuar me gjashtë vjet burg në vitin 2014 pasi që ishte fajësuar për marrje të ryshfetit gjatë kohës së tij si Kryetar i Jerusalemit.

Kjo ishte ulur në 18 muaj në Dhjetor, por një muaj shtesë i ishte shtuar javën e kaluar për pengim të drejtësisë.

Në një video të publikuar të hënën, 70 vjeçari kishte thënë se “refuzon plotësisht” akuzat për marrje të ryshfetit.

Kjo deklaratë ka ardhur vetëm disa orë para se Olmert, kryeministër mes viteve 2006-2009, ishte gati për të ardhur në burgun Maasiyahu në qytetin qendror të Izraelit Ramle.

Në mars 2014 ai ishte gjetur fajtor për pranimin e 500 mijë shekelëve (129 mijë dollarë) ryshfet nga zhvilluesit e një projekti të pasurive të patundshme dhe 60 mijë shekel ryfshet në lidhje me një tjetër.

Por Gjykata Supreme më pas e kishte liruar atë nga akuzat për pranimin e 500 mijë shekelëve dhe e ka ulur dënimin e tij në 18 muaj./Insajderi.com

Former Israeli Prime Minister Ehud Olmert (right) leaves Tel Aviv District Court, in this 2014 file picture

Tags: