×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-kryeministri suedez përgëzon Kosovën, Serbinë dhe BE-në për marrëveshjen, por ka edhe disa vërejtje

    Insajderi
    19 March 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Përgëzime Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslavj Lajçak dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell për arritje e një marrëveshje pas vitesh diplomacie durimi. Koordinimi me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithashtu e rëndësishme. Por, në rend të parë përgëzime Kosovës dhe Serbisë për një hap të rëndësishëm për të ardhmet e tyre”, shkroi ish-kryeministri suedez, Carl Bildt në një cicërimë në Twitter, raporton Insajderi.

    Megjithatë Bildt vëren se duhet të ketë monitorim për nga afër të plani të zbatimit në mënyrë që të evitohen gabimet nga viti 2013, dhe se “ka ambiguitete që kërkojnë vigjilencë”.

    “Dhe ujdia varet në mënyrë kyçe nga proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pë rajonin”, ka thënë ai, derisa ka shkruar se gjërat nuk duhet të merren për të mirëqena./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark