×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-kryetari i Bordit të Trustit: Menjëherë duhet të ketë bord

    Insajderi
    25 March 2023 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Bordit të Fondit Pensional të Kursimeve, Ymer Havolli, i ka quajtur të pajustifikueshme vonesat për konstituimin e bordit të ri të këtij fondi.

    “Kemi të bëjmë me një institucion që ka asete në vlerë mbi 2 miliardë euro dhe investimi i tyre kërkon profesionalizëm, njerizoj me përvojë që e njohin tregun financiar”, është shprehur Havolli në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

    “Investimet bëhen në kuartale. Bordi nëse vëren se ka turbulenca të fuqishme, është i obliguar të mblidhet dhe të ndërmarrë veprime. Menjëherë duhet të ketë bord. S’ka bord, s’ka kush merr vendime”.

    Havolli ka thënë se qeveria duke pasur emrat e atyre që kanë aplikuar për të qenë pjesë e bordit, duhet të caktohen sa më parë.

    Më tej ai ka thënë se kontributdhënësit nuk duhet të shqetësohen për mjetet e tyre.

    “Këto mjete investohen në periudha afatgjata. Janë mbi 2 miliardë dhe ka një rënie prej -1 përqind”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark