Klubi i Partizanit është pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Interit, Gabi Mudingayi. Sipas portalit të njohur “transfermarkt”, mesfushori 34-vjeçar pritet të firmosë me skuadrën nga elita e futbollit shqiptar në ditët në vijim.
Ajo që duket se e lehtëson kalimin e tij te Partizani është se mesfushori ndodhet aktualisht i lire dhe Partizani duket një alternativë e mirë për lojtarin belg, tashmë në moshë të shtyer.
Ky transferim do të ishte i bujshëm duke parë përvojën e madhe që ka Mudingayi në të kaluar, pasi përpos Interit është paraqitur edhe për Bolonjën, Lazion e Torinon.