×
  • Sport
  • Sport

    Ish-ministri rumun: S’e njohim Kosovën, të braktisim dy ndeshjet në “EURO 2024″

    Insajderi
    11 October 2022 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja rumune e futbollit do të përballet me atë të Kosovës në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian “EURO 2024”.

    Rumania nuk e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës, ndaj Teodor Meleșcanu, ish-ministri i Jashtëm rumun, beson se zgjidhja do të ishte që futbollistët e vendit të tij të mos luajnë në këto ndeshje dhe të humbasin të dyja përballjet në tavolinë.

    Por kjo do të nënkuptonte rrezikimin e mundësive të tyre për kualifikim, shkruajnë mediat vendase.

    “Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet në këtë moment është që federata jonë e futbollit, përmes Răzvan Burleanu, të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe së bashku do të duhet të arrijnë një rrugë që as të shkatërrojë të gjithë sistemin.

    Prandaj, unë do të thoja se FRF do të duhet të gjejë zgjidhje. Nëse jo, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 me Kosovën”, tha ish-ministri i Jashtëm Melescanu.

    Kombëtarja e Kosovës ka njohur kundërshtarët për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian “Euro 2024” pas shortit të hedhur në Frankfurt të Gjermanisë.

    Shorti, në letër duket disi favorizues për dardanët pasi janë evituar skuadrat e mëdha dhe ëndrra për të marrë pjesë në “EURO 2024” duket e realizueshme.

    Kosova do të luajë në Grupin I, ku bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark