×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-Missi nga Shqipëria: Në prapaskena ndodhin gjëra të tmerrshme, eksperienca më e keqe për vajzat

    Insajderi
    07 October 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk dihet ende se për çfarë eksperiencash të tmerrshme e ka fjalën Dajçi apo se cili person i atribuohet në të vërtetë kjo akuzë.

    Ina Dajçi e shpallur “Miss Universe Albania” në gusht të vitit 2021 thotë se eksperienca në këto konkurse është shumë e tmerrshme. Në një rubrikë

    “Pyetje & Përgjigje”, me ndjekësit në Instagram, Ina Dajçi, është pyetur nëse do tu rikthehej konkurseve të bukurisë. Pa u zgjatur shumë, Dajçi dha një ‘Jo’ të prerë dhe shtpoi se këto konkurse kanë një tmerr për vajzat në shekullin 21.

    “Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21. Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!”- tha 27-vjeçarja.

    Ina Dajçi është me profesion arkitekte. Nuk dihet ende se për çfarë eksperiencash të tmerrshme e ka fjalën Dajçi apo se cili person i atribuohet në të vërtetë kjo akuzë. Miss Universe Albania është një konkurs kombëtar bukurie në Shqipëri. Konkursi u themelua si Miss Albania në 2002, deri në riemërtimin si Miss Universe Albania në 2006. Që nga viti 2021, fituesit e konkursit kanë konkurruar ndërkombëtarisht në Miss Universe , Miss Earth dhe Miss World. Në vitin 2014 Eduart Deda mori licencën e ekskluzivitetit Miss Universe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark