Ish portieri, Granit Kolshi ka dhënë një deklaratë të fortë në emisionin “Sporti në KTV” në lidhje me kurdisjet në elitën e futbollit të Kosovës, raporton Insporti.com.
Kolshi ka deklaruar se Prishtina, Drita dhe Llapi do të jenë në Evropë pasi kanë bërë matematika, ndërsa Ballkani do të mbetet jashtë Evropës.
“Llapi, Drita, Prishtina i kanë bërë kalkulimet kryesore se cila me qenë në Evropë. Skuadra e cila është më së keqti është Ballkani. Prishtina në Llap dhe kjo ndeshje është 80% e kurdisur. Prishtina do mbetet në vendin e dytë, Drita kampion dhe Llapit në Evropë”, ka thënë Kolshi në emisionin “Sporti Total”.
Sot është zhvilluar ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të cilin e fituan mysafirët nga kryeqyteti me rezultat 1:2, dhe në lidhje me këtë ndeshje tifozë të shumtë në rrjete sociale kanë akuzuar klubin gjilanas se kanë kurdisur ndeshjen me Prishtinën.
Po ashtu, ka reaguar edhe Ballkani me një letër të hapur drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurtit, duke iu kërkuar të ndërhyjnë për t’i ndalur kurdisjet.
Kolshi tash e disa vite jeton në Shtet e Bashkuara të Amerikës. /Insporti.com/