×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-sekretari i MI-së që u dënua me burgim, ishte arrestuar në rastin “Brezovica” – Dyshohej se mori 8 mijë euro ryshfet

    Insajderi
    03 October 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhelil Bekteshit, ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, ishte arrestua me 26 maj nën dyshimin për marrje të ryshfetit. Jo për rastin e tenderit 1 milionësh të Ministrisë së Infrastrukturës, por për rastin e madh të njohur si “Brezovica”.

    Dosja e prokurorisë të cilën e posedon Insajderi, tregon Bekteshi dyshohet se i ka marre 8 mijë euro ryshfet nga një biznesmen që po ndërton një kompleks villash në Brezovicë.

    Insajderi ka zbuluar se bëhet fjalë për biznesmenin Blerim Imeri, i njohur në komunitetin e biznesit me nofkën “Blerim Shkupi”.

    Xhelil Bekteshi dyshohet se kundërligjshëm ka dhënë pëlqimin për kyçjen në rrugën Shtërpcë-Sharr.

    Kjo kyçje mundëson futjen në vilat e biznesmenit Imeri. Sipas prokurorisë Bekteshi këtë vendim  e ka marre në vitin 2016. Atë vit Bekteshi ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës.

    Xhelil Bekteshi ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës në kohën kur këtë dikaster e drejtonte Lutfi Zharku i LDK-së.

    Ndërsa para se ta merrte këtë pozitë Bekteshi ka qenë drejtor i buxhetit në Komunën e Prishtinës, në kohën kur drejtohej nga Isa Mustafa.

    Për rastin e tenderit 1 milionësh të Ministrisë së Ifrastukturës, Bekteshi është dënuar me dy vite, mos ushtrim të funksionit publik për dy vite dhe kthim të parave Ministrisë, shkruan Insajderi.

    Sipas aktakuzës, Bekteshi, në cilësinë e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, e kishte obliguar zyrtaren (arkivisten) Valentina Rexhepi që në librin e protokollit të regjistronte vendimin me të cilin ishte ndërruar kryetarja e komisionit për vlerësimin e ofertave për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N-9” segmenti Gjuregjicë-Kjevë, duke regjistruar vendimin me datën 23 maj 2016 në vend të datës reale 26 qershor 2016.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark