Ish-sulmuesi i Manchester United, Dwight Yorke do të jetë për herë të parë pjesë e një skuadre në rolin e trajnerit. Yorke ka marrë drejtimin e skuadrës australiane A-League, Macarthur FC.
50-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do të zëvendësojë Ante Milicic. Macarthur, i njohur si Bulls, e përfundoi sezonin në vendin e shtatë.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar për punën time të parë si trajner me kohë të plotë dhe që do të marr drejtimin e Macarthur. Unë e kam ndjekur vazhdimisht kampionatin dhe jam i vetëdijshëm për kërkesat që duhet të plotësojë. Mezi pres që të jap kontributin tim dhe të arrijmë suksese.”-deklaroi Yorke gjatë prezantimit si trajner i Macarthur.
Ai shënoi 123 gola në Premier League, ndërsa ka luajtur për Aston Villa-n, Birmingham City si dhe ka qenë pjesë e ekipit të Sir Alex Ferguson.