KristjaN Asllani do të vazhdojë tashmë karrierën e tij futbollistike te Interi, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka bërë kështu edhe hapin e madh në futboll.
Një ëndërr e bukur për 20-vjeçarin, i cili përjetoi vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi menjëherë pas debutimit në Seria A me Empolin, mori ftesë nga Kombëtarja shqiptare, shënoi po golin e parë ndaj Interit si dhe tashmë ka veshur fanellën zikaltër.
Talenti i Shqipërisë e nisi gjithçka në provincën e Pisas, ndërsa debutoi me skuadrën e vendit të tij me Butesen.
Por trajneri i parë i Asllanit, Criatiano Filippi,, i cili njëkohësisht edhe tifoz i Milan, ka treguar edhe fillimet e 20-vjeçarit shqiptarë, teksa ndër të tjera zbulon edhe “hilen” e bërë nga ish-mesfushori i Empolit.
“Kur ishte pesë vjeç, i driblonte kundërshtarët sikur të ishin birila. Fanella jonë ishte shumë e madhe për të, sepse ishte shumë më shkurtër se bashkëmoshatarët e tij.
Shkoj në “San Siro” prej 45 vjetësh për të ndjekur kuqezinjtë, e kam nisur në vitin 1978 dhe nuk jam ndalur më.
Kristjani ishte fëmija klasik që flinte me topin, që në atë kohë kuptohej që do të kishte ecur shumë. Natyra i ka dhuruar teknikën, por ai i shtoi dëshirën dhe këmbënguljen” ka theksuar fillimisht Filippi.
Filippi kujton një episode të veçantë me protagonist Kristjan Asllanin, që edhe pse njihej si tifoz i Interit, u paraqit në stërvitje me fanellën e një “ylli” të Milanit, Kaka.
“Kristjan, ti je tifoz i Interit!” Përgjigjja e zgjuar e djaloshit shqiptar e la pa fjalë trajnerin e tij, fans të “Djallit”:
“Kisha frikë se do të përfundoja në stol, kështu që bleva këtë fanellë që të dukesha më simpatik”.
Por nuk ishte e nevojshme, sepse Asllani, sipas Filipit, ishte më i zoti nga të gjithë, vendin në formacion e kishte të sigurt.