×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i BNE – stikle-, ka nënshkruar me ekipin e CS:GO…

    Insajderi
    28 January 2023 - 21:01

    Klesti “⁠stikle-⁠” Kola është shpallur trajner i ekipit Sangal më pak se një muaj pas largimit nga Bad News Eagles.

    Trajneri shqiptar ishte pjesë e ekipit Bad News Eagles që nga formimi i ekipit, me të cilët arritën që së bashku të shkruajnë historianë duke u kualifikuar në dy turne Major.

    Së fundmi trajneri 24 vjeçar u largua nga Bad News Eagles, dhe kishte deklaruar që së shpejti do të vijnë lajme të reja rreth tij.

    Tek ekipi Sangal, stikle- do të jetë në rolin e trajnerit, ku do ta zë vendin e turkut, TuGuX.

    Për momentin ekipi Sangal renditet në vendin e 47 –të në botë, dhe të ardhmen pritet të shihet se sa do të ndihmoj ardhja e stikle.

    Stikle tha disa fjalë rreth ekipit të ri, “Sangal është një ekip i ri me shumë talent dhe pasion dhe ndihem sikur ky është vendi i duhur ku kontributi im mund të jetë shumë i vlefshëm, dhe unë sjell përvojën gjithashtu”. /Telegrafi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark