Spurs tentuan të nënshkruanin me ish trajnerin e Liverpool, Brendan Rodgers për ta zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.
48 vjeçari ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te Tottenham, duke thënë se është i lumtur me skuadrën e Leicester.
“Tottenham është klub i madh, ndër më të mëdhenjtë në Britani, por për mua, unë jam shumë i kënaqur me jetën time”.
“Kam respekt të madh për lojtarët, bordin dhe vërtet ndihem që dua të vazhdoj punën time këtu”, deklaroi ai.
Ndeshja e radhës për Leicesterin është kundër Southamptonit, derisa renditën në pozitën e tretë me 62 pikë dhe janë duke ‘luftuar’ që të mbesin në top katërshe. /Insporti.com/