×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish ushtari i UÇK-së: Adem Jashari në brez e mbante revolen në anën tjetër dy bomba

    Insajderi
    28 November 2023 - 18:56

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Çerkini, ka rrëfyer se si heroi kombëtar Adem Jashari në njërin xhep mbante revolen, ndërkaq në tjetrin dy bomba.

    “Unë kam qenë si vozitës i automjetit, edhe kur i kemi marrë në Drenicë, kemi hyrë rrugëve nëpër fshatra t ndryshme, kemi ra në Ferizaj. Prej Ferizajt kemi shku në Elez-Han.  Në Elez-Han e kemi pasë një person të besueshëm ku kanë zbritur, Ademi, Ahmeti [Hoxha] dhe një përcjellës i Ademit, i heroit legjendar, i komandantit legjendar, dhe kanë hyrë maleve, dhe e kanë kalu kufirin”, ka thënë Çerkini.

    “Asnjëherë nuk kanë dalë ata rrugës automobilistike. Unë kam dalë me veturë, i kam pritë atje, dhe kemi shku në Shkup. Po njashtu të njëjtën gjë e kemi ba kur jemi ardhë prej Shkupit me e pru në Drenicë”.

    “Mu më ka ba përshtypje pamja e tij, në një, dhe nën dy, më kanë ba përshtypje se gjithmonë në brez e ka mbajtur në njërën anë revolen, në tjetrën anë dy bomba”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Kështu që, kemi qenë në automjetin tim, edhe ai nuk ka pasë asnjë troh frikë, çdo herë ka qenë i përgatitur në atë formë”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark