×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-zëvendës ministri: Dikush tjetër nga VV’ja do të bëhet kryeministër shumë shpejt

    Insajderi
    31 January 2023 - 22:09

    Ish-zëvendësministri për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Milazim Gashi, ka thënë se shumë shpejt Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i vendit.

    Gashi tha se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi ndaj Kurtit.

    Ai tha se kryeministri i ri mund të jetë nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje ose do të ketë zgjedhje të reja.

    “Ka një afat, sepse Kurti ose do ta bjerë një kryeministër nga partia e tij, po shpresojmë që veç se kanë nis negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës. E them me plot përgjegjësi. Më vjen keq për Kurtin sepse kem prit që të reflektoj dhe të sjell diçka të mirë për vendin tonë dhe jo të barrikadohet dhe të futet në konflikte me tërë botën”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

    Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se një bashkësi e tillë nuk do të themelohet.

    Sipas tij, nëse nuk shkarkohet Kurti, ai do ta dorëzojë vetë mandatin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark