×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish zyrtari i VV-së: Kurti u bashkua me vehabistët e selefistët, as serbët s’janë më të rrezikshëm

    Insajderi
    05 October 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish zyrtari i VV-së Florin Krasniqi, tha se ky subjekt politik që po udhëheq Kosovën është bashkuar me vehabistë dhe selefistë, një prej grupeve më të rrezikshme për Kosovën.

    Krasniqi tha se këto grupe janë me të rrezikshme në krahasim me grupët serbe.

    “Vetëvendosje e ka kaluar rubikonin kur është bashkuar me vehabista e selafista. Momentin kur VV u bashku me ata, unë nuk shoh asnjë grup duke përfshirë edhe serbë, që janë më të rrezikshëm se ata”, pohoi ai në Kanal 10.

    Tutje ai ka shtuar se këto grupe janë njerëz që e kanë votuar kryeministrin Kurti.

    “Ata janë të mashtrum. Ato grupe janë tepër të rrezikshme për Kosovën. Ne nuk mundemi me i pranu ata. Kur jam kanë unë s’ka pasë. Ata janë qata njerëz që e kanë votuar Albinin”, pohoi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark