×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Ish-zyrtarja e Vetëvendosjes përfiton nga subvencionet në Komunën e Gjilanit

    Insajderi
    03 June 2022 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skandali i komunës së Gjilanit me shpërndarjen e grantëve në kulturë po vazhdon ende. Edhe pse fillimisht ky konkurs u anulua pas raportimeve të Insajderit për rastet e keqpërdorimeve dhe nepotizmit, Insajderi mëson se edhe në konkursin e ri ka përftues që kanë afërsi me Vetëvendosjen në pushtet.

    Në listën e përfituesve të konkursit të ri për subvencione në kulturë në Komunën e Gjilanit, siç merr vesh Gazeta Insajderi, është organizata e ish-zyrtares së VV-së në këtë komunë, Ardianë Halimi.

    Pasi fillimisht ishte anuluar procesi i parë i përfituesve të këtyre subvencioneve, për shkak të rasteve të keqpërdorimeve dhe nepotizmit, komuna hapi thirrje publike në muajin prill, për mbështetje të OJQ-ve dhe individëve.

    Lista përfundimtare e përfitueseve të rinj u bë publike disa ditë më parë. Gazeta Insajderi mëson se Ardianë Halimi e cila dikur ishte Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan, u shpërblye me subvencionin nga komuna në vlerë prej 2,500.00€ me organizatën Vullnetaret e Qytetit.

    Pjesë e përfituesëve nga thirrja publike Insajderi mëson se është dhe Albana Halimi, e cila është motra e Ardianë Halimit, ku fitoi përfitoi 1,000.00€ në emër të projektit: AKEA.

    Ardiana Halimi, Albana Halimi

    Adrianë Halimi, për shumë vite ka qenë Asistente e Sekretarit Organizativ në Qendrën e VV-së në Gjilan, por në vitin 2018 ajo bëri një letër dorëheqje nga kjo pozitë ku tregoi se ishte e zhgënjyer nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Gazeta Insajderi, gjatë ditës së djeshme raportoi dhe për “Lirona MVD” e cila në konkursin e parë dështoi të përfitoi me afro 4 mijë euro, por se në thirrjen e fundit publike, të muajit prill ka dal fituese e subvencionit, prej 1 mijë eurosh.

    Pavarësisht “parregullsive” siç pretendonte Hyseni “Lirona MVD”, sërish u shpërblye me subvencion veçse vlerë më të ulët.

    Hulumtimi i plotë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark