×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishdeputetja Aurora Bakalli sërish në garë për tu rikthyer në Kuvendin e Kosovës

    Insajderi
    25 September 2019 - 10:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një pauze të shkurtër, ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aurora Bakalli sërish i ka hyrë garës për tu rikthyer deputete në legjislaturën e kuvendit që pritet të dal nga zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

    E specializuar në kardiologji, Bakalli thotë se do të angazhohet për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në të cilën nuk do të ketë rëndësi përkatësia gjinore por përgatitja profesionale dhe vullneti për të kontribuar.

    “Zotohem se do të përpiqem me tërë forcën time, morale e intelektuale, që brengat, shqetësimet, e po ashtu edhe idetë dhe projektet tuaja në të mirën e vendit, të marrin përgjigjen e merituar nga institucionet tona”, thotë Aurora Bakalli për rikthimin e saj në politikë.

    “Do të angazhohem për një sistem arsimor e shëndetësor më të mirë; për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit; për zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e papunësisë; për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në të cilën nuk do të ketë rëndësi përkatësia gjinore por përgatitja profesionale dhe vullneti për të kontribuar”, tregon ajo.

    Në këtë vend ka shumë punë për t’u bërë dhe unë jam e gatshme të marrë përsipër një pjesë të saj, thotë Bakalli.

    Doktoresha e mirënjohur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, Prof ass. Dr. Aurora Bakalli, është vajza e doktorit të njohur të ortopedisë Bedri Bakalli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark