×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ishim aty kur u arrestua Beqiraj”, kompania pret vërtetimin e rastit për t’ia shkëputur kontratën

    Insajderi
    30 September 2022 - 20:31

    Alpinistja e njohur kosovare, Mrika Nikqi ka publikuar videon kur është sulmuar seksualisht në qendër të qytetit në Pejë. Insajderi, nga burime të sigurta merr vesh se personi i dyshuar është Flori Beqiraj.

    Flori Beqiraj punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig. Këta të fundit, deklarojnë se po presin vërtetim të rastit për të marrë masa.

    Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj tha se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

    Pyetur nga Nacionale nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata.

    “Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty, ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djal nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi gjëra. Puntor i jemi u kon, unë jom Bujar Hyseni, drejtor i kompanisë në Pejë. Nëse e ka bërë këtë rast, ai nuk vazhdon me punon ma me kompaninë, shkëputen gjanat, kontrata, prej të hënës. Tash po presim njëher, zyrtarisht, çka po ndodhë”, tha ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark