×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ishim solid në qëndrimet tona në dialog me Serbinë”, thotë Bislimi pas pranimit të Asociacionit dhe marrëveshjes pa njohje

    Insajderi
    28 March 2023 - 17:33

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe kryenegociatori në Dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, kryesisht i njohur për zotimin publik se në momentin kur Asociacioni – qoftë edhe pa kompetenca ekzekutive – do të bëhej çështje e realizueshme nga Qeveria e Kosovës kjo do të ishte një kohë që s’do ta gjente më në atë pozitë, doli me një vetëreklamë ku temë e pati edhe dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Insajderi.

    Bislimi, kësaj here, në videomesazhin e tij thotë se në dialogun me Serbinë “ndryshuam dinamikat e mëhershme” dhe se “përfaqësuam dinjitetshëm vendin”. Por, ku deklarimi i Bislimit nuk konsiston me të vërtetën është kur thotë se “punuan në zhvendosjen e fokusit të procesit drejt bisedimeve për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

    Kjo ngase qëndrimi i kahershëm i qeverisë kosovare është se “nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë” ndërsa në videon e Bislimit “normalizimi i plotë i marrëdhënieve” i referohet arritjes së Marrëveshjes Bazë për normalizim “pa njohje të ndërsjellë” dhe me themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështje që kjo, siç premtonte Bislimi vitin e kaluar, do ta bënte atë të dorëhiqej. Përkundrazi.

    Tash, Bislimi e paraqet për sukses një gjë të tillë. “Këto dy vite ishim palë konstruktive dhe aktive në proces e po ashtu të vendosur dhe solid në qëndrimet tona, në mbrojtje të interesave të Republikës së KosovëS”.

    Qëndrimet e Qeverisë ishin krejtësisht tjera në fazat e mëhershme të Dialogut, ndërkaq Bislimi në video thotë se “qëndruan solid”, gjë që, po të kontrollohen deklarimet e para një muaji, nuk i mbijetojnë as kohës./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark