×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ishte kthyer në simbol të protestave, vritet nga 6 plumba 20-vjeçarja

    Insajderi
    26 September 2022 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hadith Najafi, vajza që simbolizoi protestat në Iran pas vdekjes së Mahsa Amini, u vra në Karaj. Lajmi është raportuar në rrjete të ndryshme sociale, si edhe nga gazetarja iraniane Masih Alinejad në profilin e saj në Twitter: “Motra e saj më tha se ishte vetëm 20 vjeçe dhe u vra nga 6 plumba në qytetin Karaj”.

    Videoja në të cilën Hadithja bionde, pa shami, lidhte flokët e saj para se të merrte pjesë në një protestë ishte bërë virale.

    Gazetarja postoi një video të varrimit të Najafit, duke shkruar se e reja “u qëllua për vdekje në rrugë nga forcat e sigurisë për shkak të protestës”.

    “Hadith ishte një vajzë zemërmirë dhe i pëlqente të kërcente. Ajo po protestonte kundër vdekjes brutale të Mahsa Amini. Krimi i saj ishte dëshira për liri”, shtoi Alinejad.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark