×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ishulli grek pa Covid-19, të gjithë banorët të vaksinuar

    Insajderi
    05 March 2021 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vendi i parë pa Covid-19 në Evropë është ishulli Kastelorizo në Greqi, ku të gjithë banorët janë vaksinuar.

    Një javë më parë rreth 500 banorët që jetojnë në ishullin e vendosur në skajin lindor të vendit, disa kilometra larg bregut turk, morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

    Kjo është një strategji specifike e qeverisë së Athinës e cila ka zgjedhur të imunizojë së pari vendet turistike.

    Për më tepër, në këtë mënyrë, duke imunizuar fillimisht ishujt e saj të largët, Greqia synon të shmangë kolapsin e qendrave më të vogla mjekësore, të cilat janë më të rrezikuara prej vështirësive të lidhjes me pjesën tjetër të shtetit helen.

    Nga nisja e pandemisë autoritetet greke kanë diagnostikuar rreth 200 mijë raste me COVID-19, prej së cilave 6,632 janë mbyllur me pasojë vdekjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark