×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    ISKK hap ekspozitën “Revolta e Spaçit”

    Insajderi
    27 May 2023 - 19:40

    Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit, me seli në Tiranë, ka hapur ekspozitën “Revolta e Spaçi”.

    Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të shënimit të 50- vjetorit të kësaj revolte, që cilësohet si ndër të rrallat akte të rebelimit dhe disidencës ndaj regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri,

    Në këtë ekspozitë do të gjeni objekte të përdorura nga të dënuarit në kampin e Spaçit, foto të kohës, dokumente arkivore mbi revoltën dhe dënimet e protagonistëve të saj, si dhe piktura të frymëzuara nga vuajtja dhe dhimbja në atë kamp.

    Ekspozita mbahet në galerinë “Art-Zenit” në Tiranë dhe do të qëndrojë  e hapur për dy javë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark