Islanda bën mrekullinë, dërgon Anglinë jashtë evropianit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Islanda bën mrekullinë, dërgon Anglinë jashtë evropianit

    Insajderi
    27 June 2016 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Islanda ka eliminuar Anglinë dhe është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2016. Islanda ka bërë befasinë më të madhe në Euro 2016, duke eliminuar Kombëtaren e Anglisë, të cilën e mposhti me rezultat 2:1.

    Islandezët edhe një herë tjetër e vërtetuan se ata janë befasia më e madhe e këtij kampionati, duke arritur çerekfinalen e Euro 2016, që në debutimin e tyre.

    Anglia kaloi e para në epërsi që në minutën e katërt me golin e Rooneyt nga pika e bardhë, por islandezët arritën që brenda 14’të minutash të përmbysin rezultatin me golat e Sigurdsson dhe Sigthorsson.

    Islanda në çerekfinale do të luaj kundër Francës, ndërsa Anglia eliminohet./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark