
Sot Kardiologjia Invazive është pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht për të qenë e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve që qytetarët tanë kanë me zemër
Madje, kjo qendër ka nisur e dhe trajtimin e infarktit në dy orët e para pas sulmit që secili i prekur të ketë mundësi më të mëdha shpëtimi.
Ministri Ismaili ka thënë se është punuar shumë gjatë kësaj kohe që këtë shërbim që ka dëmtuar shëndetin dhe xhepin e qytetarëve ta rregullojnë dhe ta modernizojmë.
Madje, ministri Ismaili ka thënë se janë thyer interesa të mëdha të cilat i kanë shtyrë pacientët jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore.
“Janë larguar mundësitë që të ketë keqpërdorime. Dihet që këtu kemi thyer interesa të mëdha të cilat shpeshherë kanë shtyrë pacientët tanë të shkojnë klinikat private dhe të shpenzojnë mijëra e mijëra euro. Kjo është një fitore e madhe për mjekësinë kosovare, fitore e madhe për qytetarët tanë”, ka thënë minsitri Ismaili.
Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.
Përveç pajisjes me aparatura moderne, në këtë klinikë është bërë përfundimisht edhe ndarja në mes të punëve administrative dhe atyre mjekësore.
Tashmë të gjitha procedurat administrative menaxhohen nga recepcioni, duke filluar nga: Marrja e informacioneve, tërheqja e dokumenteve dhe caktimi i termineve për koronarografi dhe stentim.
https://www.facebook.com/uismaili/videos/858287847903090/?t=1