Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një konferencë për media ka dhënë premtime për dy lagjet e kryeqytetit ku ka parë më shumë probleme gjatë fushatës së tij.
“Sot jam në lagjet për të cilën kemi pranu më së shumti kërkesa për ta vizituar, parë problemet nga afër e bërë zotimet konkrete për rregullim. Natyrshëm, sepse Veterniku e Kalabria janë zhvilluar vetë pothuajse, por pa kujdesin e mbështetjen e komunës si institucion përgjegjës”.
Ismaili ka thënë se kjo periudhë e lënies pas dore të lagjeve të cilat janë rritur shumë e kanë nevoja të paadresuara me vjet duhet të përfundojë shumë shpejt, njofton Klan Kosova.
“Veternikut e Kalabrisë i duhet vëmendja e munguar për një kohë të gjatë. Veterniku është zona më me ndikim në ekonominë e qytetit, por me kujdesin e trajtimin më të vogël nga Komuna. Pothuajse peshë e ndikim të njëjtë ka edhe Kalabria”.
Ismaili ka thënë se janë lagje që vuajnë e kanë mungesa të shërbimeve bazike, duke përfshirë shkolla, çerdhe e shumëçka tjetër.
“Por gjatë vizitave tona të shumta në këto lagje, ne e kemi kuptuar që lista e problemeve të lagjeve nuk përfundon me kaq – sepse këto lagje kanë probleme tjera elementare, duke përfshirë edhe furnizimin me ujë, qasjen në rrugë, mungesën e shportave të mbeturinave, hapësirave të gjelbërta e shumë telashe tjera”.
“Dhe pikërisht kjo është arsyeja e bujtjeve e rregullimeve që ne i kemi bërë nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës”.
“Ne kemi shku lagje më lagje, kemi bujtë e identifiku probleme të lagjes, për ta bërë një listë të zotimeve për rregullimin e problemeve të përditshme, të cilat jemi zotuar se do ti përfundojmë brenda 2 viteve të para të mandatit, për të pasë mundësinë e vazhdimit të trajtimit të lagjes dhe gjithë qytetit me një vizion ambicioz për të ardhmen”.
“Për Prishtinën, ne jemi zotuar se do të jetë qytet i gjelbër, digjital e destinacion, por problemet e përditshme si këto me të cilat ju përballeni për çdo ditë do t’i trajtojmë me shumë prioritet. Prandaj unë sot jam këtu që të zotohem para jush për listën e mëposhtme të zotimeve, të cilën do ta nënshkruaj këtu në praninë tuaj, që ju të mund të më mbani përgjegjës mua si Kryetar të Komunës, në çdo kohë”.
Ismaili ka thënë se zotohet se deri në dhjetor 2024 do t’i ndreqë këto probleme në Veternik e Kalabri:
“Veç edhe pak ditë na ndajnë tash nga fillimi i jetësimit të planit dhe përkushtimit tonë për me ndreqë Veternikun e Kalabrinë, e bashkë me këto edhe çdo lagje tjetër të Prishtinës. Duhet të jemi shumë më të gjallë për me e bë ndryshimin e nevojshëm, prej 17 tetorit e tutje. Prandaj, “ma gjallë, ma gjallë””.