×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi: E meritoj nofkën “Baba”

    Insajderi
    15 January 2021 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këtë të premte i ftuar në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” ishte ish-trajneri i Klubit Futbollistik “Ballkani”, Ismet Munishi.

    Munishi teksa ka rrëfyer për ngjarje nga jeta e tij personale ka treguar pse e mbanë nofkën “Baba”.

    “Është një nofkë që më ka ardh jashtë futbollit pastaj u përvjedh edhe në futboll. Pak më kanë marrë në qafë me këtë nofkë se po duhet me majt po është edhe e vështirë. Besoj se e meritoj këtë epitet. Unë nuk krahasohem me kolegët e mi, në Kosovë ka trajnera jashtëzakonisht të mirë, ndoshta që mua më bën më të veçantë që nuk pajtohem me padrejtësitë them gjëra që dikush nuk guxon as me i mendu, jam tip i drejt, në atë skuadër ku punojë e jap shpirtin. Duke i marrë krejt këta faktorë edhe tu i pa rrethanat besoj që tash e meritojë këtë epitet plotësisht, në bazë të asaj që kam arrit deri tash”, ka thënë Munishi.

    Ai ka theksuar se futbollin e ka pasion e jo vetëm punë.

    Tutje, ka shtuar se nuk ngurron të kërkojë falje atëherë kur është gabim.

    Për më shumë shiko emisionin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark