×
  • Sport
  • Sport

    Ismet Munishi pas shkarkimit të Challandes: Kosova është e rëndësishme, trajnerët mujnë me ardhë e me shku

    Insajderi
    13 October 2021 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme, Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim për shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes, kjo pas një serie me rezultate negative, shkruan Insporti.

    Kritikat për teknikun zviceran kanë qenë përveç nga tifozët edhe nga trajnerët e klubeve të Superligës së Kosovës. Është edhe vet trajneri Munishi ai që shpesh ka kritikuar ish- selektorin e Kosovës, Challandes

    https://insporti.com/munishi-kritikon-challandes-ky-ishte-lojtari-i-ndeshjes/embed/#?secret=oN1g7DgF42

    Megjithatë, në një prononcim për Insportin trajneri i Gjilanit e falenderoi Challandesin për punën, por theksoi se Kosova është më e rëndësishme se trajnerët.

    “Çfarë të them, me ju falenderu, ka dhënë një kontribut – ka qenë pozitiv shumë në fillim. E falenderoj për kontributin. Gjithsesi, më e rëndësishme është Kosova, trajnerët mujnë me ardhë edhe me shku, ecuria dhe rezultatet janë të rëdësishme” – tha Munishi për Challandes në një prononcim për Insportin

    Ndryshe, para se të shkarkohej Challandes, në rrjetet sociale kishin qarkulluar zëra dhe kërkesa të tifozëve që Ismet Munishi të emërohej trajner i Kosovës, por ky i fundit atëkohe kishte thënë se ka plane vetëm me klubin aktual.

    Kujtojmë se, Kosova nënshkroi me Challandes në një kontratë dy-vjeçare më 2 mars të viti 2018, pasi ish trajneri Albert Bunjaki vendosi të japë dorëheqjen në tetor 2017 pas rezultateve të dobëta që kishte me Kosovën. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark