×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Itali/ Hyri për të vjedhur, pronari ekzekuton shqiptarin brenda banesës (Emri)

    Insajderi
    29 October 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arbër Xheleshi është ekzekutuar në Itali gjatë një tentative vjedhjeje.

    38-vjeçari kërcënoi me armë pronarin e banesës, por Sandro Fiorelli, një shitës duhani, e qëlloi me një plumb duke i marrë jetën.  Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen vonë të së hënës në provincën Frosinone.

    Arbri kishte hyrë së bashku me bashkëpunëtorët e tij brenda vilës së Sandros. Por në momentin që u përball me pronarin, ngriti pistoletën në kokën e tij, raportojnë mediat italiane, Fiorelli, i cili nuk kishte dijeni se arma mund të ishte bosh, nxori armën e gjahut, të cilën e kishte të ndaluar dhe qëlloi për vdekje shqiptarin për të mbrojtur veten dhe djalin që ndodhej pas tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark