×
  • Sport
  • Euro 2020

    ITALIA fituese e “Euro2020”

    Insajderi
    11 July 2021 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Italia është shpallur kampione e re e kontinentit të vjetër, Evropës.

    Në finalen e sontme të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, u përballën Italia dhe Anglia.

    Ndeshja që u zhvillua në “Wembley”, nuk u vendosë në kohën e rregulltë, por as në vazhdime, dhe u deshën penalltitë për ta caktuar kampionin e ri të Evropës.

    Në 90 minuta lojë, ndeshja u mbyll me rezultat 1:1.

    Fillimisht, Luke Shaw realizoi 0:1 për Anglinë në minutën e dytë, kurse, Italia barazoi me Leonardo Bonuccin në minutën e 67-të.

    Në vazhdime, të dyja skuadrat kishin raste ideale për shënim, por nuk ia dolën.

    Kurse, në penallti, italianët fituan me rezultat 3:2.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark